Kushti i Barcelonës për Neymar: Publikisht pendohu që je larguar

Futboll 22 Qershor 2019 08:51

Neymar Jr është rikthyer përsëri në ballinat e medieve botërore për shkak të situatës së tij me PSG.

Sipas mediave, Neymar dëshiron të kthehet tek ish klubi pasi nuk është i kënaqur në Francë.

Sipas ‘UOL Esporte’, braziliani ka pranuar të gjitha kushtet e Barcelonës për t’u rikthyer.

Kushtet e katalunasve janë: Ulja e pagës, të del publikisht dhe të tregoj se është penduar që është larguar dhe të thotë që dëshiron të rikthehet.

Braziliani u largua nga Barcelona në vitin 2017-të për një shumë rekord 222 milionë euro.

-->