Kushton 30 milionë euro, Real Madrid në aksion për “fiksimin” e Zidane

Futboll 11 Maj 2021 18:48

Houssem Aouar, 22 vjeç, është përsëri në orbitën e Real Madrid. Cikli i mesfushorit te Olympique Lyon është mbyllur dhe klubi është gati të dëgjojë ofertat për të këtë verë.

Sipas gazetës L’Equipe, klubi francez vlerëson lojtarin, që është një nga të preferuarit e Zidane, me 30 milion euro. Real Madrid nuk është i vetmi që ndjek nga afër situatën e  22-vjeçarit. Arsenal, Liverpool dhe PSG gjithashtu e duan atë.

“Nuk kam asnjë dyshim për këtë lojtar, ai është një lojtar i shkëlqyer. Mbase një ditë ai mund të luajë për Real Madridin”, tha Zidane për Aouar tetorin e kaluar, kur nisën zërat për kalimin e mundshëm të francezit te kampionët në fuqi të Spanjës.

-->