Kuvendi zgjedhor i FFK-së pritet të shtyhet?

Kombëtarja 18 Mars 2022 22:31

Duket se Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, i paraparë të mbahet me 6 prill, me shumë gjasë do të shtyhet.

Sipas informacioneve të redaksisë tonë, Ministri, Hajrullah Çeku, pritet qe gjatë ditës së sotme të merr vendim të prerë që ky Kuvend i cili botërisht dihet se është i paligjshëm, nuk do të mbahet dhe do të shtyhet për më vonë, shkruan ekskluzivisht Korneri.net

Sipas asaj që mësuam, Kuvendi duhet të mbahet me muajin korrik, atëherë kur presidentit aktual Agim Ademit, edhe zyrtarisht i kalon mandati, dhe është koha e duhur që të mbahen zgjedhjet.

Para dy ditësh zyrtarisht e ka vënë kandidaturën për president të FFK-së, edhe Granoz Vokrri, djali i madh i të ndjerit Fadil Vokrri.

-->