Ky do jetë fituesi i Ligës së Kampionëve sipas Super kompjuterit

Futboll 14 Prill 2021 18:45

Super kompjuteri i njohur nga “FiveThirtyEight” ka dhënë parashikimin e tij sa i përket fituesit të Ligës së Kampionëve.

Manchester City konsiderohet të jetë favoriti për të fituar Ligën e Kampionëve, me 45%, e ndjekur nga Real Madrid me 18%, ku përqindje të njëjtë ka edhe skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel, Chelsea.

Në anën tjetër, PSG vlerësohet me vetëm 10% të dalë fituese e Ligës së Kampionëve në fund.

PSG, pas kualifikimit në gjysëmfinale, pret fituesin e takimit Manchester City dhe Borussia Dortmund.

Liverpool dhe Real Madrid do të përballen sonte në “Anfield” për të mësuar se kush do të jetë kundërshtari i Chelseat në gjysmëfinale. /Insporti.com/

-->