Ky do të jetë destinacioni i ri i Valverdes
Futboll
17 Janar 2020
09:48

Kanë kaluar pak ditë që kur Ernesto Valverde u shkarkua nga posti i trajnerit tek Barcelona dhe tashmë kanë filluar zërat se cila do të jetë skuadra e tij e radhës.
Por Valverde ka vendosur që të pushojë deri në verë dhe më pas të marr drejtimin e ndonjë ekipi.
Sipas zërave, ai pritet të drejtojë sezonin e ri një skuadër të kampionatit anglez.
“Sportsmail” raporton se 55-vjeçari e flet shumë mirë gjuhën angleze, ndërsa zbulon një prapaskenë në vitin 2016 se Roman Ambramoviç e refuzoi teknikun spanjoll për të drejtuar Chelsean.