Ky do të jetë kundërshtari i FC Prishtinës në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference Ligës

Futboll 14 Korrik 2021 20:03

FC Prishtina ka mësuar tashmë emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Pas eliminimit në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, kryeqytetasit garat do t’i vazhdojnë në Ligën e Konferencës.

Skuadra kampione e Kosovës do të takohet me kampionin e Uellsit, Connah’s Quay Nomads, pasi këta të fundit u eliminuan sonte nga Alashkert në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Skuadra uellsiane u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Ndeshja e parë mes Prishtinës dhe Connah’s Quay Nomads do të zhvillohet më 20 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Image

-->