Ky do të jetë kundërshtari i radhës i Haxhi Krasniqit

Boks 05 Prill 2019 12:49

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, e ka mësuar emrin e kundërshtarit të radhës, takim që do të luhet më 11 maj të këtij vit.

Stefan Hartel do të jetë kundërshtari i boksierit nga Juniku për meçin e parë për këtë vit.

“Robin Krasniqi më 11 maj do të ndeshet me gjermanin Stefan Hartel, i cili si kundërshtar ishte i papararë për duelin e kaluar, por atëherë ishte tërhequr. Për Krasniqin është kjo mbrojtja e dytë e titullit të më të mirit të Evropës dhe dueli numër 55. Ky duel do të mbahet në ‘Stadthalle’ të qytetit gjerman, Magdeburg”, ka njoftuar grupi zyrtar i boksierit kosovar në Facebook.

Junikasi e mbylli vitin 2018 si kampion evropian dhe këtë vit do të mundohet ta mbrojë këtë titull dhe më pas ta synojë titullin e kampionit botëror, e cila është një ëndërr e tij e kamotshme. /Insporti.com/

-->