Ky do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë

Kombëtarja 15 Prill 2019 11:13

Emërimi i trajnerit italian, Edy Reja është vetëm çështje orësh.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se trajneri 73-vjeçar ka arritur një marrëveshje me presidentin Armando Duka dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet nga dita e nesërme. Italiani do të zëvendësojë trajnerin Christian Panuccin dhe do të drejtojë kuqezinjtë deri në fund të kualifikueseve Euro 2020.

Eduardo Reja, ishte kandidatura më favorite krahasuar me emrat e tjerë të përfolur për të marrë “timonin” e kombëtares. Takimi i parë mes presidentit Duka dhe italianit ishte në Shkodër, ku Reja u pa në shkallët e “Loro Boriçit” gjatë ndeshjes së Shqipërisë dhe Turqisë.