Ky do të jetë transferi i parë i Solskjaer

Futboll 14 Prill 2019 14:14

Trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, ka filluar të bëjë planet për sezonin e ardhshëm.

Solskjaer para pak javësh u zyrtarizua si trajneri i Manchester United dhe besohet se ai tashmë ka projektuar skuadrën e “Djajve të Kuq” se si do të duket sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës angleze “Mirror” Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga drejtori i klubit, Ed Woodward, që të fillojë bisedimet me Tottenham Hotspurs për të transferuar mesfushorin danez, Christian Eriksen.

 

Eriksen është futbollisti më i mirë i skuadrës londineze por ka hezituar të rinovojë kontratën, pasi për shërbimet e tij ka shfaqur interesim dhe Real Madridi.

Pronari i “Gjelave” Daniel Levy, konsiderohet si personi më i vështirë për të bërë biznes në botën e futbollit dhe Woodëard do ta ketë një punë të vështirë para vetës.

Besohet se United do të ofrojë 95 milionë euro dhe do t’ia trefishojnë pagën danezit. /Insporti.com/

-->