Ky është 24 vjeçari nga Mitrovica që po përkujdeset për sportistët Olimpik të Kosovës

Sporte tjera 22 Korrik 2019 20:10

Traditën e të parëve të tij, po e vazhdon me shumë krenari.

Fizioterapeuti nga Mitrovica, Meriton Mripa, po i trajton sportistët e Kosovës në Festivalin Europian për të rinj në Baku të Azerbejxhanit, si përfaqësues i Komitetit Olimpik të Kosovës.

 

Mripa po përkujdeset për sportistë në lami të ndryshme. Kombëtaren tonë në Baku, po e përfaqësojnë sportistë nga xhudo, atletika, noti, tenisi dhe mundja.

24-vjeçari së fundmi e ka hapur ordinancën e tij “Mripa Rehab”, e cila ndodhet në qendrën sportive “Omni Sport”, në Mitrovicë.

Sportistët e shumtë që ka ky qytet, po ia besojnë duarve të Mripës, fazën rehabilituese.

 

Por, jo vetëm nga Mitrovica. Meriton Mripa ka trajtuar edhe kampion bote në ordinancën e tij, siç është rasti i kampiones së fitnesit dhe bodybuilding-ut, Geta Beqës.

Te “Mripa Rehab”, në mesin e sportistëve kulminant nga Kosova, ishin edhe boksierja Donjeta Sadiku dhe karateistja Fortesa Orana.

Kujtojmë që Meritoni më parë ka qenë edhe futbollist aktiv derisa ka luajtur për klubin e Trepçës 89.