Ky është aksioni  i vitit dhe ndodhi në Rahovec

Superliga 07 Maj 2019 13:42

Finalja e dytë e plejofit ndërmjet Rahovecit dhe Prishtinës u përfol shumë, sepse Rahoveci ia shkaktoi Mobile Prishtinës humbjen e parë këtë sezon, madje për shkak të pakënaqësisë dhe reagimeve josportive, FBK dënoi trajnerin e Z Mobile Prishtinës, Damir Mulaomerovic.

Mirëpo, mënyra se si u arrit fitorja në Rahovec është edhe më interesante. Ishte minuta e fundit e ndeshjes dhe Rahoveci kishte epërsi prej 4 pikëve, kur Dardan Berisha shënoi treshe, për ta ngushtuar rezultatin në 1 pikë epërsi për vendësit.

Mirëpo, Rahoveci në aksionin e ardhshëm, jo që shëmoi, por këtë e bëri me “alley oop”, duke elektrizuar publikun në sallë dhe praktikisht duke e siguruar fitoren.

Për ekipin vendës, ky është sezoni më i mirë që nga themelimi i klubit, kurse ajo që bënë Richardson si asistues dhe Washington si shënues, këso shënimi në sekondat e fundit të ndeshjes, është diçka që shihet shumë rrallë.