Ky është bilanci i Sami Sermaxhaj si trajner i Ballkanit

Futboll 15 Prill 2019 13:55

Sami Sermaxhaj dhe KF Ballkani kanë ndërprerë bashkëpunimin e tyre pas 24 xhirosh në IPKO Superligën e Kosovës.

Ish trajneri i Prishtinës ishte emëruar trajner i KF Ballkanit pas xhiros së tretë të Superligës, shkruan Insporti.com.

Sermaxhaj kishte zëvendësuar Bekim Shotanin, i cili pas humbjes ndaj KF Feronikelit ishte shkarkuar nga kryesia e klubit.

Sot të njëjtin fat e pati dhe Sermaxhaj i cili u shkarkua nga detyra e trajnerit vetëm gjashtë xhiro para përfundimit të kampionatit.

Në njoftimin e klubit në faqen zyrtare në Facebook, kanë arsyetuar vendimin e tyre duke thënë se rezultatet jo shumë të mira kanë bërë që t’i ndajnë udhët me Sermaxhaj.

Insporti ka nxjerrë një bilanc të rezultateve të Sermaxhaj si trajner i Ballkanit.

Ai në 24 ndeshje sa ka drejtuar skuadrën, ka një bilancë prej 11 humbjeve, 8 fitore dhe 5 barazime, shkruan Insporti.com.

Humbjen më të thellë e ka pësuar nga skuadra kampione në fuqi, KF Drita, me rezultat 6:1, ndërsa fitoren me rezultat më të lartë ndaj SC Gjilanit 4:1 si vendas.

KF Ballkani aktualisht renditet në pozitën e tetë me 32 pikë dhe rrezikon rënien nga liga.

Ndryshe, të mërkurën do ta zhvillojë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, garë në të cilën synon triumfin. /Insporti.com/