Ky është Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, dështon Arben Fetahu

Basketboll 25 Mars 2021 23:38

Komiteti Olimpik i Kosovës në mbledhjen e Asamblesë Zgjedhore të mbajtur sot, ka zgjedhur Bordin e ri Ekzekutiv që do të ushtrojnë detyrën gjatë Ciklit Olimpik 2021-2024, raporton Insporti.com.

Prej 19 kandidatëve sa ishin në garë, u zgjedhën 9 kandididatë për anëtar të ri të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, të cilët morën më së shumti vota.

Kandidat ishte edhe kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu por që nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë anëtar i Bordit Ekzekutiv.

Nga FBK, kandidate për president të KOK, ishte edhe nënkryetarja Linda Shala por që mori vetëm 11 vota.

Anëtarët e zgjedhur janë:

1. Shqipe Bajçinca Brestovci (hendboll)

2. Avni Nuha (çiklizëm)

3. Bujar Turjaka (skitari)

4. Vjollca Krasniqi (futboll)

5. Agron Mala (shigjetari)

6. Musa Selimi (sportet universitare)

7. Besire Domaniku (mundje)

8. Agron Kuka (xhudo)

9. Abeliana Bregu (gjimnastikë)

Anëtar i Bordit Ekzekutiv është zgjedhur gjithashtu edhe Musa Hajdari nga Komisioni i Sportistëve, për të kompletuar numrin prej 10 anëtarëve të Bordit.

Ismet Krasniqi u zgjodh kryetar i ri i KOK-ut më 53 vota, kurse Besim Hasani mori 41 e Linda Shala 11 vota.

Hasani për 25 vjetë më radhë ishte president i Komitetit Olimpik të Kosovës. /Insporti.com/

-->