Ky është çmimi i Mohamed Salah

Futboll 12 Mars 2018 10:54

Mohamed Salah vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij fantastike prej se u transferua nga Roma në “Anfield”, ku me gola dhe asistime të shumta, tanimë ka tërhequr vëmendjen edhe të ekipeve tjera të mëdha të Evropës dhe ditët e tij te Liverpool edhe mund të jenë të numëruara.

Sulmuesi egjiptian ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, që janë gati të bëjnë çmenduri për të transferuar super egjiptianin.

Manchester United, Real Madrid, por edhe të klube tjera, kanë trokitur në zyrat e Liverpool, për të kërkuar informacione lidhur me çmimin e egjiptianit 25 vjeçar.

Mirëpo, nga ana tjetër, drejtuesit e “The Reds” kanë bërë të qartë se Mohamed Salah kushton më shumë se braziliani Philippe Coutinho dhe klubet të cilat janë të interesuara për të siguruar shërbimet e tij, duhet të paguajnë plot 180 milionë euro. /Insporti.com

-->