Ky është çmimi i Paul Pogba !

Futboll 20 Prill 2018 08:10

Pogba dhe Manchester United mund t’i ndajnë rrugët në fund të sezonit aktual, për faktin se francezi nuk pëlqehet më nga trajneri, Jose Mourinho, me të cilin marrëdhëniet nuk janë më si më parë.

Ka kohë që po thuhet se raportet nuk janë të mira në mes dyshes, e kjo u pa edhe në ndeshjen e fundit të Man.United kur Poba u zëvendësua dhe nuk e përshëndeti Mourinhon.

“Daily Mail” raporton se “Djajtë e Kuq” tashmë i kanë caktuar edhe çmimin francezit dhe skuadrat e interesuara duhet të paguajnë 140 milionë euro për gjitha klubet që e duan 25 vjeçarin.

Raportohet se Paris Saint-Germain është skuadra më e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Man.United, emri i të cilit për një kohë të gjatë lidhet edhe me Real Madrid, por kohëve të fundit flitej edhe për një rikthim të francezit te Juventus. /Insporti.com

-->