Ky është dënimi për personin që tentoi të plaçkitë dy futbollistët e Arsenalit

Futboll 08 Nëntor 2019 19:54

Sulmuesi i armatosur është dënuar me 10 vjet burg pasi u përpoq t’ua vidhte orët e dorës futbollistëve të Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac.

30-vjeçari, Ashley Smith u dënua me 10 vjet burgim pasi pranoi të ketë tentuar vjedhjen e orëve me vlerë 200,000 funte, raporton Eurosport.

Bashkëpunëtori i tij, Jordan Northover, 26-vjeçar, gjithashtu pranoi të ketë pasur rol në sulmin ndaj futbollistëve të klubit londinez, por vendimi për të pritet të merret në një seancë tjetër gjyqësore.