Ky është Edon Haradinaj, super talenti kosovar

Kombëtarja 16 Prill 2021 11:12

Futbolli Kosovar duket se është në duar të sigurta, pasi që talentët brenda Kosovës dita ditës po vazhdojnë të shfaqin potencialin e tyre.

I lindur në vitin 2006, Edon Haradinaj, është një nga futbollistët me të ardhme të ndritur në futbollin vendor.

Djaloshi i cili luan në pozitën e mesfushorit qendror me tipare të sulmuesit, çdo ditë e më shumë po shfaq talentin e tij, duke impresionuar edhe trajnerët e përfaqësueses së Kosovës.

Futbollisti në fjalë luan për futboll klubin “Ardhmëria” aty edhe ku edhe filloi të marr hapat e parë të futbollit, ku duhet të cekim se merita ka edhe drejtuesi i këtij klubi, ish portieri i Superligës, Tahir Morina.

Edon Haradinaj cilësohet si lojtari më i mirë gjeneratës U-15 në Kosovë, ku edhe në bazë të paraqitjeve të treguara nga djaloshi me prejardhje nga Obiliçi, ai ka marr edhe ftesën për tu paraqitur me Kombëtaren U-15 të Kosovës. /Insporti.com/

-->