Ky është fituesi i “2021 Catalunya MotoGP”

Moto GP 06 Qershor 2021 16:41

Pilotoi portugez Miguel Oliveira me motorin KTM është shpallur fitues i garës së Çmimit të Madh të Katalunjës (Barcelonë-Spanjë).

Një sukses disi i papritur për Oliveiran, që arriti të lërë pas francezin Johann Zarco (i dyti me Ducati Pramac) dhe australianin Jack Miller (i treti me Ducati). Në fakt, i treti e preu vijën e finishit francezi Fabio Quartararo (Yamaha), por u penalizua me 3 sekonda. Quartararo, që e nisi garën nga “pole”, pati probleme në pjesën e dytë të garës, duke vuajtur shumë për të siguruar një vend në podium.

Gjithsesi, francezi ruan kreun e renditjes botërore edhe pas kësaj gare, duke përfituar nga paraqitja e dobët e rivalëve (Bagnaia, Mir dhe Vinales). Tjetër garë për t’u harruar për Valentino Rossi (Yamaha Petronas) e Marc Marquez (Honda), që u rrëzuan.

-->