Ky është fituesi i meçit të jashtëzakonshëm në kategorinë e rëndë në boks

Boks 02 Maj 2021 08:59

Mbrëmë u zhvillua meçi mes boksierit nga Britania e Madhe, Dereck Chisora dhe atij nga Zelanda e Re, Joseph Parker, shkruan Insporti.

Në këtë luftë u zhvilluan gjithsej 12 raunde, megjithatë 29 vjeçari Parker ishte më i përgatitur se Chisora.

Lufta e zhvilluar në ‘Manchester Arena’ përfundoi pas 12 raundeve me fitore të Joseph Parker, pas vendimit të gjyqtarëve.  

Parker, i cili kohë më parë luftoi ndaj Anthony Joshuas për titullin kampion i botës edhe para meçit u pa si favorit ndaj anglezit 37 vjeçar.

Ndiqni më posht sekuenca nga meçi. /Insporti.com

-->