Ky është futbollisti i parë kosovar, që Ronaldo e ndjek në Instagram

Futboll 08 Janar 2021 16:35

Konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, Ronaldo Nazario është vërtetë një ikonë e sportit, transmeton Insporti.

Tri herë lojtarë më i mirë në botë dhe dy herë kampion i botës me Brazilin, Ronaldo Nazario është një nga figurat më emblematike të futbollit në botë.

Së fundmi, në radarin e tij ka hyrë talenti kosovar që luan për RB Salzburg, Mërgim Berisha i cili shkëlqeu në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo është interesuar për sulmuesin, duke e ndjekur edhe në Instagram.

Ronaldo ka 17.7 milionë ndjekës në Instagram, ndërkohë ai ndjek vetëm 1.061 persona, ku njeri nga ta është Mërgim Berisha.



-->