Ky është futbollisti i radhës që largohet nga Milani

Futboll 24 Janar 2020 14:46

Po vazhdojnë largimet nga skuadra e Milanit. Pasi ndan rrugët me Reinan, Borinin dhe Caldaran, radha është për Ricardo Rodriguez.

Sipas lajmeve të fundit, Federata turke ka aprovuar kalimin e zviceranit tek Fenerbache.

Këta të fundit kanë mbyllur gjithçka sa i përket marrëveshjes me lojtarin ditë më parë.

Fillimisht Rodriguez do të kaloj në formë huazimi por me detyrim që në fund të sezonit të blihet për 5 milionë euro.

Transferimi i tij do të kryhet nesër gjatë ditës.

-->