Ky është futbollisti që posedon orën më të shtrenjtë në botë

Futboll 26 Qershor 2021 13:12

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo e posedon orën më të shtrenjtë në botë.

Sulmuesi i Juventusit u shfaq në Dubai Globe Soccer Awards në janar të vitit të kaluar me një “Rolex GMT Master Ice”.

Kjo orë ka vlerë të majme prej 371,000 funta, ora që përbëhej nga ari i bardhë 18 karat.

Përveç kësaj, 30 karat diamantë të bardhë janë përfshirë gjithashtu në të gjithë byzylykun dhe kornizën.

U zbulua vitin e kaluar nga The Sun se Ronaldo ishte bërë miliarderi i parë i futbollit më 2020.

36-vjeçari, i cili u emërua futbollisti më i paguar në planet, sipas Forbes, ishte gjithashtu atleti me fitimin më të lartë në bllokim pasi bëri gati 1.9 milion funta vetëm përmes Instagram.

Me një total prej mbi 400 milionë ndjekësish në të gjitha platformat e rrjeteve sociale, si dhe pagën dhe shpërblimin e tij vjetor prej 65 milionë dollarësh në klubin aktual Juventus, Ronaldo mbetet një nga atletët më të paguar në sport.

Por më 2021, kapiteni i Portugalisë humbi të bëhej atleti më i paguar në planet pasi Conor McGregor u ngrit në këtë post.

-->