Ky është goli “fatkeq” për Kosovën – kjo është situata në Grupin A

Futboll 11 Tetor 2019 23:14

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll dhe dashamirët e saj në përgjithësi, kanë marrë një lajm aspak të mirë sa i përket kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Kjo për faktin se rivali i drejtpërdrejtë për këtë synim, Republika e Çekisë sonte ka fituar ndaj Anglisë me rezultat 2:1 dhe është ngjitur në kuotën e 12 pikëve (6 ndeshje), aq sa kanë edhe anglezët që kanë zhvilluar një ndeshje më pak, por 4 më shumë se Kosova, që po ashtu i ka zhvilluar 5 ndeshje.

Jakub Brabec dhe Zdenek Ondrasek shënuan për çekët, por goli i 30-vjeçarit Ondrasek është goli që i dha fitoren skuadrës së Republikës Çeke, e që ky gol mund të rezultojë deçiziv në fund të këtyre kualifikueseve edhe për Kosovën.

Kosova momentalisht ka katër pikë më pak se Anglia dhe Republika Çeke, dhe nëse dëshiron të ngjitet në vendin e dytë në grup duhet, përveç se të fitojë në Pragë ndaj Çekisë edhe të shpresojë në hapa fals të çekëve në ndeshjet e tjera të tyre ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi.

-->