Ky është goli i ‘çmendur’ i Toni Kroos për të cilin po flet e gjithë bota [Video]

Futboll 08 Janar 2020 21:25

Toni Kroos ka shënuar gol krejtësisht të ‘çmendur’, në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Në Jeddah të Arabisë Saudite, po zhvillohet gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës ndërmjet Valencias e Real Madridit, transmeton Insporti

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, ka shënuar gol të jashtëzakonshëm, direkt nga goditja e këndit.

Kroos shënoi për 1:0 në pjesë të parë, ndërsa tani Reali po udhëheq 3:0, me dy golat e tjerë që u shënuan nga Isco e Luka Modric. /Insporti.com/

-->