Ky është goli i “pamundur” i Messit që duhet ta shikoni

Futboll 04 Tetor 2019 12:22

Lionel Messi ëhstë mjeshtër i madh i futbollit dhe po thuajse secila ndeshje që ai e luan për Barcelonën, e përforcon këtë pohim.

Por, disa prej shkathtësive të tij shumë të veçanta dhe disa nga lëvizjet më imagjinative, shfaqen edhe në stërvitje, shkruan Insporti.

Një nga to është një gol i shënuar nga një kënd “i pamundur”, në një seancë stërvitore, pamjet nga e cila kanë dalë në internet dhe janë bërë menjëherë hit i madh.

Nganjëherë ka pamje që duhet shikuar për ti besuar dhe ky gol, posaçërisht lehtësia me të cilën shënohet ai, është pikërisht një nga ato pamje.

-->