Ky është goli që ylli i Kosovës e shënoi në Ligën e Evropës – Video

Kombëtarja 01 Gusht 2019 21:24

Goli i Idriz Vocës e ka kualifikuar skuadrën e Luzernit tutje në fazën kualifikuese të Ligës së Evropës.

Ndaj skuadrës gjysmë-profesionale nga Ishujt Faroe, KI Klaksvik, mesfushori i Kosovës e realizoi golin e vetëm në ndeshje, shkruan Insporti

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës shënoi për 0:1 në minutën e 34-të, që ekipit të tij i mjaftoi për t’u kualifikuar në rundin e tretë kualifikues për Ligën e Evropës.

Luzerni u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 2:0, pas fitores me po të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë.

Për Luzernin nga minuta e parë u paraqit edhe futbollisti tjetër i Kosovës, sulmuesi Shkelqim Demhasaj. /Insporti.com/