Ky është goli të cilin Ronaldo e cilësoi si më të mirin në karrierë – i shënuar sot 11 vjet më parë

Futboll 15 Prill 2020 14:53

Në këtë ditë, para 11 vjetësh, Cristiano Ronaldo e shënoi një nga golat më të bukur të karrierës së tij.

Sipas vetë portugezit, ky gol ishte më i bukuri që ai kishte shënuar në karrierën e tij ndonjëherë, transmeton Insporti

Ishte 15 prilli i vitit 2009, kur Porto kishte përballë Manchester Unitedin në ‘Estadio do Dragao’, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Goli i Ronaldos i shënuar ndaj ekipit portugez nga distanca prej 35 metrave, doli të ishte vendimtar dhe e çoi Manchester Unitedin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas pesë herë fituesit të Topit të Artë, ky ishte goli më i mirë në karrierën e tij.

“Një gol fantastik, me të vërtetë fantastik. Më i miri që kam shënuar”, kishte thënë Ronaldo.

“Më duhet të kthehem shumë prapa në memorie për të kujtuar një tjetër gol të tillë. Goli ishte padyshim sensacional”, kishte thënë pas ndeshjes trajneri skocez, Sir Alex Ferguson. /Insporti.com/

-->