Ky është heroi që i shpëtoi jetën Eriksenit

Futboll 12 Qershor 2021 20:03

Simon Kjaer është heroi i ditës së sotme duke i shpëtuar jetën bashkëlojtarit të tij, Christian Eriksenit. Ylli i Danimarkës, Christian Eriksen në minutën e 44-të të ndeshjes u rrëzua në tokë pa ndienja, raporton Insporti.com.

Reagimi i shpejtë i kapitenit Kjaer bëri që ai t’i shpëtoi vdekjes, duke mos lejuar që Eriksen të kafshojë gjuhen e tij dhe duke e vendosur në pozicionin e duhur.

Ky veprim i Kjaerit është duke u përshendetur nga e gjitha bota në rrjetet sociale.

Simon Kjaer duke e qetësuar bashkëshorten e Christian Eriksenit

Po ashtu, futbollistët danezë bënë një gjest të jashtëzakonshëm duke krijuar një mburoj për stafin mjekësor dhe Eriksenin, gjatë momentit kur mesfushori danez po luftonte për jetë.

UEFA dhe Federata e Futbollit të Danimarkës kanë njoftuar se Eriksen tashmë është në gjendje stabile dhe është dërguar në një spital në Kopenhagë për të vazhduar tretmanin e duhur.

Ndeshja me Finlandën është suspenduar për momentin dhe ende nuk është vendosur se a do të vazhdojë sonte apo do të shtyhet. /Insporti.com/

-->