Ky është hoteli super luksoz ku po qëndron Edon Zhegrova

Kombëtarja 11 Qershor 2019 21:29

Edon Zhegrova nuk ka pritur shumë pas fitores historike kundër Bullgarisë për të nisur pushimet verore.

Zhegrova pushimet i ka nisur në plazhet e Antalisë në Turqi.

Ylli i Baselit ishte titullar në fitoren historike kundër Bullgarisë me rezultat 3:2, shkruan Insporti.com.

Zhegrovës iu dha shansi të nis ndeshjen nga minuta e parë për shkak të mungeses së Arbër Zenelit, pasi ky i fundit pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Malit të Zi.

Ai luajti dje deri në minutën e 76-të të ndeshjes, kur ia lëshoi vendin Elbasan Rashanit, i cili edhe e shënoi golin e fitores pak momente para se të përfundonte ndeshja, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 3:2.

 

Pas këtyre ndeshjeve, Zhegrova festoi për pak kohë me bashkëlojtarët e tij e pastaj u nis për pushime në Turqi, siç bëhet e ditur përmes llogarisë së tij në Instagram.

Prishtinasi 20 vjeçar është akomoduar në hotelin super luksoz “Titanic Maradan Palace”.

Në këtë hotel me 4.3 yje vetëm një natë kushton 748 dollarë.

 

Zhegrova ka postuar disa fotografi nga hoteli dhe duket tejet i lumtur edhe pse kritikohet vazhdimisht se ai është i fokusuar më shumë në rrjete sociale se sa për karrierën e tij. /Insporti.com/

Titanic Mardan Palace, Antalya, Deluxe Room, Guest Room

 

Titanic Mardan Palace, Antalya, Deluxe Room, Bathroom