Ky është kampioni i Kosovës që i dedikoi fitoren bashkëshortes

FASK 22 Shtator 2019 18:46

Sot në Grashticë u zhvillua një nga garat më interesante në kampionatin e Kosovës në automobilizëm, në disiplinën malore.

Shtegu që kalon rrugëve të këtij fshati të Prishtinës, është ndër më të shpejtit në kalendar, kurse Blerand Hasanaj, kampioni i trefishtë i Kosovës në kategorinë e tij, arriti fitoren e dytë me radhë në kampionat, në kategorinë mbi 3,000cc dhe përufndoi i treti në renditjen e përgjithshme, pas Përparim Dushit dhe Bardhyl Canollit.

Hasanaj kishte fituar edhe në garën ndërkombëtare në Krujë, kurse disa ditë pas asaj gare ishte bërë baba dhe fitoren në Grashticë, sot ia dedikoi pikërisht bashkëshortes së tij Vjosës.

Ndryshe nga kjo, Hasanaj çmohet si një prej shoferëve më të mirë në Kosovë dhe është figurë interesante për adhuruesit e këtij sporti, meqë vikendeve kur nuk bën gara vetë, komenton garat e Formulës 1 dhe kampionatit Indy Car, kurse përveç autosportit, ka karrierë të ndërtuar edhe si ushtarak, aktualisht shërben si kapiten në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

-->