Ky është kapaciteti i stadiumit ku do të luhet “finalja”, Feronikeli – Prishtina

Futboll 16 Maj 2019 15:12

Të dielën zhvillohet “finalja” e Superligës së Kosovës në futboll, ku Feronikeli pret Prishtinën në xhiron e fundit të sezonit.

Fitorja dhe barazimi i jep titullin vendasve derisa kryeqytetasit mund të festojnë atë vetëm nëse shënojnë fitore.

Stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas është duke u rinovuar dhe për ata që duan ta ndjekin ndeshjen nga stadiumi, nuk ka vend më shumë se për 2 mijë tifozë.

Ndryshe, klubi i Feronikelit ka vendosur që mos t’u japë bileta si grup tifozëve të Prishtinës, ‘Plisat’.

Kjo, sipas tyre për shkak të renovimeve që po bëhen në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.

“Plisat” janë ftuar që të shkojnë në Drenas për t’i blerë biletat, por jo në mënyrë të organizuar.

Kujtojmë se për shkak të mungesës së ulëseve në shkallët e stadiumit, nuk mund të dihet për numrin e saktë të kapacitetit të stadiumit.