Ky është komenti i Artetas për Ozilin

Futboll 26 Dhjetor 2019 23:53

Ozil nuk ka pasur kohën më të mirë të mundshme gjatë muajve të fundit, pasi ai nuk mund të fitonte një vend në planet e Unai Emery.

Por, ardhja e Arteta duket se do të ndryshojë situatën e ish reprezentuesit të Gjermanisë, pasi spanjolli duket se ka një simpati të madhe për lojtarin.

“Të jem i sinqert, shprehia e tij e punës në stërvitje që nga dita që erdha në këtë stadium ka qenë e jashtëzakonshme” ka thënë Arteta.

“Kur ne shohim dhe identifikojmë pikat se ku mund të dëmtojmë kundërshtarin, besojmë se ai është çelësi kyç” ka thënë trajneri spanjoll.

Ozil kishte munguar edhe në ndeshjen e fundit që skuadra e Arsenal u drejtua nga Ljungberg, kundër Everton.

-->