Ky është kushti që ka Neymar për Real Madrid
Futboll
19 Mars 2018
12:01

Real Madrid po e dëshiron, thuajse me çdo kusht që ta transferojë Neymar në “Santiago Bernabeu dhe përpos se ka konkurrencë të fuqishme nga skuadra tjera, tanimë thuhet se edhe futbollisti brazilian i ka prezantuar një kusht, presidentit Florentino Perez.
Neymar duket se ka dëshirë që të rrethohet me lojtarë brazilian dhe e dëshiron portierin aktual të Romës, Alisson, që Real Madrid ta blejë po ashtu.
Për Alisson, i cili është duke kaluar një sezon fantastik në “Olimpico”, interesim ka shfaqur edhe Liverpool, mirëpo sipas raportimeve të shtypi spanjoll, Neymar e dëshiron në Madrid, nëse ai do të transferohet tek mbretërit.
Momentalisht për “Los Blancos”, luajnë vetëm dy brazilian tjerë, Marcelo dhe Casemiro./Insporti.com