Ky është lojtari i tetë i cili zgjidhet “HALL OF FAME” i Premier Ligës
Futboll
20 Maj 2021
14:27

Legjenda e Manchester Unitedit, David Beckham është futbollisti i tetë që bashkohet “HALL OF FAME”.
Alan Shearer, Thierry Henry, Eric Cantona, Roy Keane, Frank Lampard, Steven Gerrard, Dennis Bergkamp dhe tani David Beckahm bëjnë pjesë në “Sallën e Famës”.

Beckham në Premierligë ka zhvilluar plotë 264 ndeshje duke realizuar 62 gola dhe dhuruar 70 asistime, derisa ka fituar gjashtë tituj.
“Është nder për mua të përfshihem në “HALL OF FAME” në Premierligë, pranë gjithë këtyre legjendave të ndeshjeve dhe ligave”.
“Premierliga ishte pjesë e rëndësishme e karrierës dhe jetës dhe jam i lumtur që njihem pranë këtyre ikonave që kam luajtur, garuar dhe shikuar”, deklaroi ai.