Ky është menaxheri shqiptar që e transferoi futbollistin serb te Real Madridi

Futboll 12 Qershor 2019 17:00

Më 4 qershor, Real Madridi e zyrtarizoi transferimin e Luka Jovicit nga Eintracht Frankfurti, ndërsa sot e prezantoi ata para tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Presidenti i klubit, Florentino Perez dhe menaxheri shqiptar Fali Ramadani e prezantuan sot futbollistin e Kombëtares së Serbisë të gjiganti spanjoll.

Shqiptari nga Tetova, është një ndër menaxherët më të suksesshëm shqiptar në Evropë.

Prezantimi përfundoi si zakonisht, duke i bërë disa fotografi me fanellën e tij të re.

Image

 

Luka Jovic në këtë afat kalimtar ishte kthyer në sulmuesin më të dëshiruar nga klubet më të mëdha të Evropës edhe pse është vetëm 21 vjeç, por ka arritur të shënojë 17 gola në 28 ndeshje këtë sezon.