Ky është mesazhi i Milot Rashicës për Vitin e Ri

Kombëtarja 01 Janar 2019 10:28

Ashtu si të gjithë yjet e futbollit, edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka uruar ndjekësit në rrjete sociale për Vitin e Ri.

Rashica, që në janar të vitit të kaluar kompletoi transferimin te Werder Bremeni në Gjermani, në vitin që e lamë pas po ashtu shkëlqeu me Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, shkruan Insporti

22-vjeçari nga Vushtrria, së bashku me të fejuarën e tij, Belkiz Kera, uroi për më të mirat për vitin e ri.

“Urime Vitin e Ri. U dëshiroj të gjitha të mirat juve dha familjeve tuaja. Gëzuar”, ka shkruar Rashica në Instagram. /Insporti.com