Ky është “mesazhi” i Zidane për James, Bale dhe Mariano

Futboll 07 Gusht 2019 10:28

Real Madrid ka publikuar listën me lojtarët e ftuar nga Zinedine Zidane për ndeshjen miqësore kundër Red Bull Salzburg.

‘Los Blancos’ të mërkurën me fillim nga ora 19:00, zhvillojnë ndeshjen e radhës përgatitore, kundër Red Bull Salzburgut të Austrisë.

Zinedine Zidane ka ftuar në total 20 lojtarë për këtë ndeshje.

Ajo që bie në sy janë mungesat e James Rodriguez dhe Mariano Diaz, në të cilët nuk llogaritë Zinedine Zidane, e po ashtu edhe Gareth Bale, e ardhmja e të cilit mbetet e pazgjidhur.

Lojtarët e ftuar:

Portierë: Courtois, Keylor Navas, Lunin

Mbrojtës: Carvajal, Militão, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, De la Fuente

Mesfushorë: Kroos, Casemiro, Valverde, Isco

Sulmues: Benzema, Lucas Vázquez, Jovic, Vinicius Jr., Hazard