Ky është momenti kur Dardan Çaka e ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin malazez

Futboll 05 Shkurt 2022 22:34

Gjilani ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1 për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë është kartoni i kuq i sulmuesit malazez Stefan Nikolic.

31-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Çaka pas protestave që bëri për shkak të një ndërhyrje në të.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku lëshoi akuza të rënda në drejtim të gjyqtarit Çaka.

Akuza kishte edhe faqja zyrtare e klinasve në Facebook, duke thënë se gjyqtari vushtrrias ishte tendecioz.

Por duke marrë parasysh se transmetimi në këtë takim ishte ndërprerë, më poshtë keni momentin kur Nikolic u ndëshkua me karton të kuq.

-->