Ky është momenti kur Hazardi e konfirmoi se po largohet nga Chelsea

Futboll 30 Maj 2019 08:45

Chelsea është fitues i Ligës së Evropës pasi triumfoi në finale kundër Arsenalit me rezultat 4:1, shkruan Insporti.com.

Më meritori për këtë fitore është padyshim anësori belg, Eden Hazard i cili shënoi dy gola që mund të jenë të fundit në fanellën e Chelseat.

Hazard për BT Sport pas ndeshjes deklaroi se do të vendos në ditët e ardhshme.

“Ende nuk e di, e ardhmja ime do të dihet pas disa ditësh. Unë e kam bërë vendimin tashmë, do të varet nga të dy klubet, do të kuptojmë më shumë në ditët e ardhshme. Mendoj se është një lamtumirë, por në futboll nuk dihet, ndoshta është koha për një sfidë të re”, ka thënë Hazard, transmeton Insporti.com.

Real Madrid raportohet se ka dërguar ofertë prej 100 milionë euro dhe në ditët në vazhdim pritet zyrtarizimi i tij.