Ky është momenti kur Pochetino dhe Leonardo informojnë Di Marian gjatë ndeshjes se është i kidnapuar familja

Ylli i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria ka qenë cak i hajdutëve të dielën mbrëma. Shtëpia e mesfushorit argjentinas është sulmuar gjatë kohës sa Di Maria ishtë duke e zhvilluar ndeshjen me PSG kundër Nantes, raporton Insporti.com.
Derisa po zhvillohej ndeshja ndërmjet PSG dhe Nantes, zyrtarët e klubit mësuan se shtëpia e Angel Di Marias ishte plaçkitur derisa familja e tij ishte aty.
Di Maria po zhvillonte paraqitje të mirë, kur në min (62′) shihet Drejtori sportiv, Leonardo duke i komunikuar lajmin trajnerit Maurizio Pocchetino, i cili më pas e nxjerri nga loja argjentinasin duke i shpjeguar ngjarjen.
Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, edhe Pocchetino nuk e konfirmoi këtë gjë. Edhe Di Maria nuk është deklaruar që nga nata e mbrëmshme.
Gjatë 18 muajve të fundit, Sergio Rico, Thiago Silva, Eric Maxim Choupo Moting dhe të tjerët kanë qenë viktima të grabitjeve serioze në PSG.