Ky është momenti kur ‘thyhet’ Van Dijku – shikoni pamjet

Futboll 04 Gusht 2019 18:58

Virgin Val Dijk më në fund është “thyer”, në ndeshjen e Community Shield ndërmjet Liverpoolit e Manchester Cityt.

Liverpooli u mund pas penalltive, 5-4, pasi koha e rregullt e ndeshjes së Superkupës përfundoi baras, 1:1, përcjell Insporti

Në këtë ndeshje, përveç se City e fitoi trofeun e katërt kalendarik, duke u bërë skuadra e parë angleze që i fiton katër trofetë anglezë brenda një viti, është thyer një tjetër rekord i madh.

Mbrojtësi i Liverpoolit Virgil Van Dijk është dribluar për herë të parë pas 65 ndeshjeve – apo që nga marsi i muajit 2018.

Për herë të fundit Van Dijku ishte dribluar nga Mikel Merino i Newcastle Unitedit, para se ta driblonte Gabriel Jesus i Cityt në ndeshjen e sotme në “Wembley”.

Driblimin e Jesusit ndaj Van Dijkut mund ta shikoni në në videon më poshtë. /Insporti.com/