Ky është nokauti më i shpejtë në historinë e UFC-së (VIDEO)

Sporte luftarake 07 Korrik 2019 11:45

Luftëtari amerikan Jorhe Masvidal, ka fituar me nokautin më të shpejtë në historinë e UFC-së!

Vetëm 3 sekonda (zyrtarisht 5) kanë mjaftuar që Masvidal të nokautojë bashkëkombësin e tij Ben Askren. Masvidal është vërsulur që në fillim të luftës dhe ka kërcyer mbi rivalin. Askren për një moment e ka ulur kokën me synimin për të shmangur goditjen nga Masvidal, por ka pësuar një goditje tjetër me gju dhe është shtrirë në dysheme.

Gjyqtari nuk e ka vërejtur që Askren e ka humbur kontrollin dhe për dy sekondat në vazhdim ai i ka pësuar edhe dy goditje të rënda, pas së cilave lufta është ndërprerë.