Ky është numri i followersave “fake” të Ronaldos në Instagram

Futboll 31 Janar 2020 10:24

Përpos që është mbret në fushë, e i njëjti epitet i takon edhe në rrjetin social “Instagram”.

Padyshim është Cristiano Ronaldo, çdo postim i të cilit paguhet rreth 1 milion dollarë.

Kjo javë ishte e vecant për Ronaldon, i cili u bë personi i parë në botë që arriti shifrën e 200 milionë ndjekësve në Instagram.

Një analizë e bërë nga “The Sun” tregon se mbi 50 milionë e atyre ndjekësve janë të rremë.

Rreth 72.8% e ndjekësve të tij janë realë, 2.1% janë njerëz me ndikim në rrjetet sociale, 6.4% janë ndjekës masivë dhe 18.7% janë llogari të dyshimta

Vetëm 49% e ndjekësve të tij janë të interesuar në sport dhe janë më shumë fansa të muzikës, bukurisë e modës.

Vetëm 28% e ndjekësve të tij janë femra.

Ronaldo është larg të tjerëve si atleti më i ndjekur, duke e kaluar Messin me 58 milionë followersa më shumë.

-->