Ky është numri i votave që mori ish-kryetari i FBK-së

Basketboll 01 Nëntor 2019 22:11

Në zgjedhjet e 6 tetorit, në listat e partive politike u gjendën edhe disa ish-sportistë apo zyrtarë të sportit të Kosovës.

Në mesin e tyre ishte edhe ish-kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, i cili nga ky post dha dorëheqje për shkak se kaloi në detyrën e këshilltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Belegu në zgjedhjet e këtij viti ishte kandidat i koalicionit AAK-PSD, por nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit, pasi i ka marrë vetëm 1767 vota.