Ky është numri i votave që mori kampionia e botës në Gjilan

Sporte tjera 08 Tetor 2019 21:49

Janë publikuar disa nga listat me votat që kandidatët për deputetë kanë marrë nëpër komunat e Kosovës. Lajmi.net ka arritur të sigurojë listën me kandidatët e PDK-së për deputetë në Gjilan. Kampionia botërore e fitnesit, Gentiana Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 100 vota në Gjilan.

Kur dihet numri i përgjithshëm i votave që kanë marrë kandidatët tjerë, vështirë se ajo do të arrijë të hyjë në Kuvend.