Ky është orari i finales së Kupës mes Yllit dhe Pejës

Superliga 13 Shkurt 2020 21:55

Finalistët e këtij edicioni në Kupën e Kosovës në basketboll do të jenë Golden Eagle Ylli dhe Peja.

Skuadra nga Suhareka eliminoi Prishtinën në çerekfinale dhe Bashkimin në gjysmëfinale, për të arritur finalen e parë të pasluftës.

Ndërkohë, pejanët eliminuan Ponte Prizrenin në çerekfinale ndërsa arritën të triumfonin edhe ndaj nikoqirit Rahoveci në gjysmëfinale.

Përballja mes këtyre dy ekipeve do të luhet të shtunën, me fillim nga ora 20:30.

-->