Ky është orari i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës

Futboll 26 Maj 2020 14:43

Futbolli në Kosovë do të rifllojë me ndeshjet e Kupës së Kosovës, raporton Insporti.com.

Me 2 qershor do të zhvillohet takimi i parë për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, nga ora 18:00.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet një ditë më pas në Therandë, nga ora 16:00, Ballkani – Feronikeli.

Të dyja ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve, vendim i marrë nga FFK, shkak mospërhapjes së COVID-19.

-->