Ky është paralajmërimi i Shaqirit për Chelsean

Futboll 14 Gusht 2019 19:33

Liverpool dhe Chelsea do të zhvillojnë ndeshjen finale për Superkupën e Evropës. Takimi fillon në ora 21:00 në “BJK Vodafone Arena” në Stamboll.

Para ndeshjes futbollisti shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka publikuar një foto duke bërë me dije “Ne jemi gati”.

Sipas informacioneve Xherdani nuk do të startojë nga minuta e parë në këtë finale.

Kjo është finale e tretë angleze në një garë evropiane të futbollit, pas Liverpool-Tottenham në Champions League dhe Chelsea-Arsenal, në Europa League.

-->