Ky është pit stopi më i vështirë në karrierën e Hamiltonit

Formula 1 28 Korrik 2019 16:23

Lewis Hamilton ishte në pozitë ne parë në garën për Shpërblimin e Madh të Gjermanisë, që po zhvillohet në shtegun Hockenheim dhe dukej se po shkont drejt edhe një fitoreje, edhe pse moti ishte me shi dhe shumë vozitës kishin dalë nga shtegu, shkruan Insporti.

Në pit stopin e dytë, strategët e ekipit të Mercedesit vendosën se shtegu është tharë dhe mund të shkohet me goma për shteg të thatë, për mot të nxehtë.

Mirëpo, me goma për shteg të tharë, Hamilton qëndroi në shteg vetëm një rreth dhe pati një rrëshqitje dhe një aksident të vogël.

Kampioni aktual i botës mezi u kthye në pit stop, por ekipi i tij nuk ishte gati as me goma dhe as me krahun e përparmë të bolidit, që duhej ndërruar pas dëmtimeve, bën të ditur Insporti.

Kjo bëri që Hamilton të presë “i stacionuar” në pit stop derisa ekipi fillimisht konstatoi dëmin, vendosi për ndërrim të krahut të përparmë, vërtetoi se gomat e reja janë të Hamiltonit, e jo të Bottasit dhe në fund i montoi ato goma në bolid.

Për më shumë shikoni pamjet me Hamiltonin e frustruar në bolid.

-->