Ky është plani për Ligën e Kampionëve

Futboll 18 Mars 2020 12:57

UEFA nuk dëshiron që të humbasë të ardhura të cilat u përçohen vetë klubeve. Kështu, për të mos mbyllur para kohë Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës që garantojnë qindra miliona euro, është rëndë dakord parimisht qe edhe kampionatet të tolerojnë disa gjëra që më pare kanë qenë ekskluziviteti i tyre. Kështu, më parë fundjavat i përkitnin plotësisht kampionateve, por tanimë mund t’i përkasin edhe Ligës së Kampioneve.

UEFA mendon se në një periudhë të ngjeshur, kur shumë ndeshje do të luhen në mesjavë apo çdo 3 ditë, kampionatet e ndryshme në Europë do të sakrifikojnë fundjavën e tyre për t’i garantuar sa më shumë shikueshmëri UEFA-s e rrjedhimisht të ardhura të rëndësishme që më pas do të investohen nëpëmrjet sistemeve të saj të shpërndarjes në vetë klubet e federatave anëtare.

Duke llogaritur se koronavirusi do të sjellë humbje të ndjeshme në arkat e shumë klubeve, propozimi është miratuar parimisht, të paktën për këtë edicion që mendohet të mbyllet në kushtet e emergjencës me qëllimin që të mos ketë shumë “viktima financiare” mes klubeve të futbollit.

-->